Haradinaj: Me Qeverinë e Isa Mustafës shihemi vetëm në zgjedhje

Kosovë&Rajon

ramush-haradinajAAK-ja nëpërmjet një reagimi për mediat ka mohuar pretendimet se partia po përgatitet të hyjë në Qeveri, duke i quajtur këto pretendime “rrena të fabrikuara”.

Ndërsa, ka thënë se me Qeverinë e Isa Mustafës, AAK-ja do të shihet vetëm në zgjedhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Qëndrimi parimor dhe i vendosur i AAK-së, për të kundërshtuar keqqeverisjen dhe për ta bërë opozitarizmin sipas parimeve që e udhëheqin këtë parti, i ka çuar peshë disa mediume të sponsorizuara, herë nga njëra e herë nga pala tjetër, që të fabrikojnë rrena se si AAK po hyn në qeveri!”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Sipas AAK-së, ky reagim s'ka të bëjë me këto mediume e as me sponsorët e tyre, por është sqarim për opinionin publik.

“AAK, me asnjë çmim, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Mustafa. Prandaj fushata e rrenave, nuk do të mund ta dëmtojë më AAK-në, sepse qytetarët po i shohin vlerat e secilit. Me këtë qeveri do të shihemi vetëm në zgjedhje, të cilat s'mund t'i ndalë kush!”, thuhet në fund.

ME TE LEXUARAT