Braçe: Basha më habit! Sa herë hap gojën thotë idiotësi

Politikë

erion-brace14Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ironizoi deklarimet e një dite më parë nga kreu i opozitës Lulzim Basha. “Ky çuni më habit çdo ditë, më saktë sa herë hap gojën. Lulzim Basha paska thënë dje në Shkodër, në përvjetorin e demonstratës së parë kundër rregjimit: të dalim në protesta ti kallim datën qeverisë!! Skam ç’them!! E kuptoni kush është alternativa politike në këtë vend? A kuptoni se për çfare i duhet mbështetja këtij? Ka një vit në krye të opozitës dhe kurrë nuk ka thënë një gjë që të mbahet mend!! Thjesht idiotësi që harrohen ditën tjetër, as arrijnë në ditën e tretë!!”, shkruan Braçe në Facebook.

ME TE LEXUARAT