Bilanc tragjik nga sulmi kamikaz në Turqi, 33 të vdekur

Bota
Bilanc tragjik nga sulmi kamikaz në Turqi, 33 të vdekur

Ka shuar në 33 numri i të vdekurve nga shpërthimi i sotëm në Ankara të Turqisë. Sipas Qeverisë së Turqisë, sulmi është shkaktuar nga një automobil bombë, që raportohet se ishte sulm vetëvrasës.

----

Një shpërthim i fuqishëm në sheshin qendror të kryeqytetit turk, Ankara, la pas vetes të paktën 27 të vrarë dhe disa të plagosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyrtarët thanë se shpërthimi ndodhi në sheshin Kizilay, një zonë tregtare dhe qendër transportesh afër ambasadave të huaja.

Kanali televiziv NTV, tha se një makinë që besohet të ketë qenë e mbushur me eksploziv, shpërtheu afër një autobusi. Disa makina u përfshinë nga zjarri dhe pamjet televizive tregojnë automjete të dëmtuara.

Shpërthimi ndodhi më pak se një muaj pas sulmit me një makinë bombë në kryeqytet që la pas vetes 29 të vrarë.

Turqia tha se ai sulm ishte kryer nga një sirian i lidhur me grupet e milicive kurde.

Ankaraja është duke luftuar Partinë Punëtore Kurde të shpallur të jashtëligjshme, e cila për 30 vjet me radhë është duke udhëhequr një lufte guerile në përpjekje për të siguruar më shumë autonomi për kurdët në juglindje të Turqisë.

Turqia është vënë edhe në shënjestër të grupi Shteti Islamik, i cili u fajësua për një sulm vetëvrasës në muajin tetor gjatë një tubimi paqësor në Ankara, ku u vranë më shumë se 100 persona - që ishte sulmi më i përgjakshëm që kur Turqia u shndërrua në shtet modern në vitin 1923.zeri i amerikes

ME TE LEXUARAT