Blushi: S`mund tu mbyllim derën refugjatëve. Tahiri e Bushati: S`jemi bamirës

Aktualitet

blushi-kuvendDeputeti Ben Blushi, tejkaloi ne Kuvend çështjet e brendshme te PS duke e adresuar shqetësimin e tij tek kriza e refugjatëve. Ai i kujtoi autoriteteve qeveritare të vendit se Shqipëria duhet te tregoje solidaritet dhe te mos mbylle kufijtë duke ngritur pyetjen se çdo kishte ndodhur nëse Italia do kishte mbyllur kufjitë për qindra mijra emigrante shqiptare 25 vjet më parë. Këto pyetje si dhe ato në lidhje me

muxhahedinët moren pergjigje nga dy ministra të kabinetit Tahiri dhe Bushati që thanë se Shqipëria po koordinon veprimet me partneret ndërkombëtarë.

A duhet të hapë dyert Shqipëria për refugjatët sirianë apo jo ishte dilema që shfaqi qëndrime të ndryshme ndër radhët e socialistëve. Deputeti Ben Blushi nuk kishte dyshime në vendimarrjen që duhet të këtë shteti shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk mund ti mbyllim dyert emigrantëve. Qëndrimet e qeverisë kanë qenë ekuivoke dhe shumë ambigue. Europa na hapi dyert para 20 vitesh. Ai populli jemi ne. Nëse Europa nuk do të na kishte hapur derën sa vetë do të ishim mbytur në Adriatik? Prandaj nuk duhet ti mbyllim derën askujt. Prandaj duhet të kemi qëndrim më të qartë. Kur pranojmë 3000 muxhahedinë të pranojëm dhe sirianët", tha Blushi.

Me pas ai la sallen pas thirrjes ndaj qeverisë, por dy ministrat e qeverise Rama i kthyen përgjigje.

Nga ana tjeter ministri i Brendshëm Tahiri dhe ai i Jashtëm Bushati deklaruan se qeveria shqiptare nuk është shprehur për mbyllje të kufijve por për një përgjigje të unifikuar të krizës së refugjatëve nga e gjithë BE pasi një vend i vetëm nuk mund të fitojë betejën.

Diskutimi i krizës së refugjatëve riktheu në vëmendje dhe ardhjen e 3 mijë muxhahedineve në Shqipëri ku ministri Tahiri tha se për pranimin e tyre nuk pati një vendimarrje të fundit nga qeveria por ishte vazhdimësi e marrëveshjes se firmosur nga qeveria e shkuar me partnerët.

Ditmir Bushati ne lidhje me ceshtjen e efugjateve tha: Më vjen keq kur thuhet se qëndrimi i qeverisë shqiptare ka qenë ambig. Nuk është normale të prodhojmë dy fakte për një çështje. Shqipëria është vend me kapacitete modeste. Rastet janë të ndryshme sa i takon dhe historisë së refugjatëve iranianë me atë të refugjatëve sirianë.

ME TE LEXUARAT