Lajmi i fundit

Kerry: Jeni në rrugën e duhur, pres reformën në drejtësi dhe shtet ligjor! Rama: Paketa votohet brenda Marsit në Kuvend

rama kerryKryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry u shfaqën sëbashku në një konferencë për shtyp. Shefi i qeverisë shqiptare tha se tanimë ka një dokument që garanton marrëdhëniet shumë të ngushta dhe është dokumenti i partneritetit strategjik.

“Ky dokument ka theksuar piketat e thellimit të bashkëpunimit në dhjetëvjeçarin e ardhshëm në fushën e sigurisë, sundimit të ligjit, ekonomisë, sigurisë energjitike. Ne ndajmë plotësisht me sekretarin Kerry se zhvillimi I mëtejshëm mes partneritetit të SHBA dhe Shqipërisë do ndikojë në Evropën e sfidave dhe dilemave të sotme. Shqiptarët janë një factor kyç Brenda tij. Është e vetkuptushme se lidhja jonë special me SHBA na jep një besueshmëri dhe përgjegjësi të posaçme për rritjen e sigurisë dhe forcimin e demokracisë në këtë pjesë të EVropës. Prandaj, shqiptarët që të gjithë i janë mirënjohës SHBA-ve pasi pa to në krah gjatë këtyre 25 viteve do kishte qenë e pamundur të ishim këtu”, u shpreh Rama. Sipas tij, pa ndihmën e SHBA as dy vitet e fundit nuk do ishte bërë kaq progres në rrugën e reformave.

Rama tha se e informoi Kerryn për rezultatet në luftën ndaj krimit dhe drogës, për rezultatet e reformës në sektorin energjitik por veçanërisht për reformën në drejtësi. “Ndihma e çmuar që i ka dhënë vendit tonë në rrugën e kësaj reform që nga dita e parë. Konkretisht ka një punë të palodhur të ekspertëve amerikanë në ekipin teknik të reformës. Objektivi ynë i përbashkët edhe për shkak të ndikimeve të drejtpërdrejta që ecuria e reformës ka në integrimin evropian është që MArsi të jetë muaji i votimit në Kuvend të paketës së ndryshimeve Kushtetuese. Fakti se kemi SHBA në krah e bën edhe më optimist këtë objektiv. Si miq partner dhe aleatë të ngushtë kemi punuar dhe po bashkëpunojmë në NATO, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, theksoi Rama.

Sipas tij, me SHBA nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka. “Trupat tona do vazhdojmë misionin tonë në Afganistan krah atyre amerikane dhe do të qëndrojnë aty bashkë me SHBA deri kur të jetë e nevojshme. Biseduam për thellimin e bashkëpunimit kundër terrorizmit ndërkombëtar. Informova sekretarin për masat e ndërmarra nga Shqipëria në këtë drejtim për forcimin e kuadrit ligjor, punën e agjencive ligjzbatuese”, u shpreh Rama.

Rama u ndal edhe tek çështja e Kosovës duke deklaruar se ky shtet e ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo thellohet në vijimësi.

Sekretari Kerry në fjalën e tij deklaroi se është kënaqësi e madhe që ndodhet në Shqipëri. “Ju kam admiruar në udhëheqjen tuaj, vlerësoj krijueshmërinë tuaj jashtë mase. Jam vlerësues për të gjithë mikpritjen e ngrohtë e të sinqertë në Tiranë dhe Shqipëri sot. Jam mirënjohës që keni marrë sëbashku me ministrin Bushati edhe një pjesë të ekipit tuaj. Presidenti Obama dhe unë, populli amerikan jemi shumë mirënjohës për udhëheqjen që ju ofroni dhe përpjekjet e ekipit tuaj që jo etëm të kujdeseni për Shqipërinë por që të rrokni një set të gjërë vlerash që na përcaktojnë të gjithë ne. kjo është rrënja e një miqësie të madhe mes SHBA dhe SHqipërisë. Ndodhem këtu sepse jemi miq, jemi aleat dhe kemi interesa të standarteve të përbashkëta. Kemi përshkuar një rrugë të veçantë në marrëhëniet tona diplomatike. Mendoj se sikurse edhe ambasadori ynë këtu Donald Lu, marrëdhëniet tona janë vërtet jashtëzakonisht të shëndetshme de shumë të ngrohta. Dëgjuam me vëmendje mendimet e kreyministrit dhe mendoj se ai ka thënë disa pika të rëndëssihme dhe ka hapur mundësinë që SHBA dhe Shqipëria të punojmë edhe më ngushtësisht me njëra tjetrën për sfidat që ka përpara. Shqipëria I ka kuptuar këto sfida dhe udhëheqësi juaj ka qenë ndihmues ndaj SHBA-ve për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Ka patur përpjekje për të shtrëmbëruar dhe përdorur këtë për qëllime të ligta. Sapo jam kthyer nga Mynihu ku fokusi ishte lindja e mesme dhe përpjekja për të mposhtur grupet terroriste. Ka patur diskutime për luftën në Siri dhe ndikimin që sjell në emigracionin në rajonin”.

Kerry më tej tha se është krenar që Shqipëria është anëtare themeluese e koalicionit dhe ka qenë që nga fillimi e gatshme të qëndrojë përkrah të gjitha vendeve. “Ajo po qëndron bashkë në luftën afatgjatë për të theksuar rëndësinë e tolerancës, për të mënjanuar ekstremet, për të njohur që është e rëndësishme për të gjithë ne të ndërtojmë shoqëri e komunitete tolerante ku mund të mos biesh dakord me të tjerët por të kesh ligje e norma. Shqipëria nuk është thjesht një mike por vend anëtare e NATO-s dhe kjo sjell përgjegjësi të veçanta. Jemi mirënjohës për partneritetin tuaj në këtë aleancë. Gjatë takimit të sotëm kryeministri dhe unë shqyrtuam përparimin domethënës që ka bërë Shqipëria. Për të bërë gjëra që ajo dëshiron të bëjë ka rrugë për të bërë që të integrohet më thellë në institucionet euroatlantike. Prova është absolutisht e qartë se Shqipëria duhet t ëjetë shumë e kënaqur se Shqipëria po lëviz në rrugën e duhur. Jam besimplotë se ndërgjegjësimi që është përqafuar për legjislacionin që ka lidhje me luftën ndajkorrpsionit. Jam shumë I inkurajuar që reformat tuaja kanë marrë udhë. Këtë përshtypje për hapat kurajoz për hapat që SHiqpëria ka ndërmarrë. Jam inrajuar nga paketa e reformës në drejtësi që po shqyrtohet për të goditur korrupsionin. Do të dëshiroja të thoja diçka se udhëheqja juaj po punon fort që të realizohet reforma dhe ata janë të përkushtuar për luftën ndaj korrupsionit e një qeveri më llogaridhënëse. SHBA janë të përgatitura e të gatshme, jam këtu në emër të PResidentit Obama tu them se ne jemi me ju. Ngulmoj për zbatimin efektiv të këtyre reformave. E di që është e vështirë të kapësh ata që abuzojnë dhe i shmangën përgjegjësive”, theksoi Kerry.

Ai tha se është i bindur se Kryeministri dhe qeveria janë të angazhuar në një rrugë që do të garantojë që e ardhmja e Shqipërisë është në rrugën e duhur. Ai kërkon shtet ligjor, sundim të ligjit, që prokurorët e gjykatësit ti përmbahen të gjitha rregullave, të gjithë të trajtohen me drejtësi pavarësisht se kush është në pushtet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Nje koment

  1. Mirse erdhe ne Shqiperi z .Xhon dhe fjalet e tua rafshin ne vesh te zotit e ty te lumt goja se drejtesi kerkojn shqiptaret 25 vjet ju Amerikanet e Europianet vini ju thoni ,por kush ju nigjon juve keta jane gjith te inkriminuar ne shqiperi nuk ka demokraci por korrupsion ska drejtesi por miqesi e lek ,opo mani mani ben cte duash .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close