Aktualitet

Masakra në Elbasan, foto e dy vëllezërve Capja të sulmuar në lokal

capja-arnold
Arnold Capja

Kjo foto paraqet dy kusherinjte Arnold e Agron Capja, nga Elbasani te cilet sipas policise kane qene objektiv ne atentatin e ndodhur mbremjen e te merkures ne lokal prane stadiumit.

Arnold Capja, pronar i hotelit Univers eshte qelluar me arme zjarri ne nje lokal prane stadiumit Elbasan ku ka mbetur i plagosur, ndersa ka gjetur vdekjen i afermi tij Agron Capja.

capja-vellezerit
Arnold e Agron Capja

I vdekur ne kete masaker ka mbetur edhe shtetasi Eneo Bedalli ndersa jane plagosur edhe shtate persona te tjere.

Katër persona kanë qëlluar me armë ndaj lokalit ku ndodheshin anëtarët e familjes Capja në Elbasan.

Policia bazuar në hetimet e kryera në vendin e ngjarjes ka thënë se kanë qenë katër qendra zjarri që kanë shtënë mbi viktimat e të plagosurit.

Sipas policisë, pas krimit autorët e ngjarjes në dalje të Elbasanit, kanë ikur nga vendi i sulmit me një makinë tip Benz.

Dëshmitarët kanë thënë se në lokal në momentin e sulmit kanë qenë mëse 20 persona.

Nje zyrtar i policise tha per lajmifundit.al se jane identifikuar tashme kater autoret e ngjarjes ndersa te dhenat e automjetit u jane shperndare gjithe njesive ne terren qe kane ngritur postblloqe me qellim kapjen e ketij automjeti./lajmifundit.al

loading...
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close