Milani "shuplakë" Interit në derbi

Sport

milani-interMilani i shkaktoi një humbje shokuese Interit në derbin e Madoninës dhe tashmë e sheh më afër zonën eurooiane.

Kuqezitë i dhanë tri shuplaka formacionit zikaltër në një sfidë që mund të kishte marrë tjetër rrjedhë nëse Mauro Icardi nuk do të humbiste një 11 metërsh. Aleks në pjesën e parë dhe Bacca e Niang në fraksionin e dytë ishin autorët e golave për skuadrën e Mihajlovicit, që i dha një mësim të mirë mësuesit të tij, Mancini. Përsa u përket formacioneve që zbritën në fushë, Mihajlovic konfirmoi rreshtimin e pastër 4-4-2 me dyshen sulmuese Bacca – Niang, ndërsa Mancini hodhi menjëherë në fushë brazialinin Eder, që së bashku me Perisic dhe Ljajic, ishin në mbështetje të të avancuarit Jovetic.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Derbi i 164-rt i Milanos nisi me intensitet të lartë, ndërsa shkëndijën e parë e dha Eder në minutën e 6-të, por goditja e tij me kokë me një veprim akrobatik ishte e gabuar. 2 minuta më pas Brozovic provoi nga një distancë e largët, por Dnarumma reagoi në dy kohë. “San Siro” shpërtheu në minutën e 35-të kur krosimi perfekt i Hondas, gjeti kokën e Aleks, që në dyluftim me Santon, nuk i dha asnjë shans sllovenit Handanovic.

Pjesa e dytë nis me një gabim në Donarumës në largimin e topit, por 16-vjeçari kuqezi arrin të shmangë rrezikun që i kanosej nga Eder. Të kota pretendimet e zikaltërve për 11-metërsh. Mancini vendosi të ndryshonte diçka në fazën sulmuese, me Icardin që mori vendin e Jovetic. Ishte pikërisht sulmuesi argjentinas që fitoi një 11 metërsh në minutën e 69-të, pas ndërhyrjes së Aleks. Goditjen nga pika e bardhë e mori përsipër pikërisht Icardi, por gjuajtja e tij shënjestroi vetëm shtyllën.

Ligji i futbollit, nëse nuk shënon e pëson, u vërtetua pak çaste më pas, kur një harkim perfekt nga Niang, i kthye në asist për Carlos Baccan, që i coi shifrat në 2-0. Interi kapitulloi në minutën e 76-të, kur Handanvonic nuk mund të bënte asgjë në tentativën e dytë të Niang. Në minutën e 81 Handanovic ndërhyri mrekullisht ndaj finalizimit të Bonaventurës, duke e shpëtuar Interin nga një humbje edhe më e thellë. Të shkatërruar psikologjikisht, zikaltërit e patën të pamundur për të reaguar në minutat e mbetura të lojës, aq sa Mihajlovic e nisi festën endë pa ardhur vërshëllima e trefishtë e gjyqtarit për përfunimit e sfidës.ssport

ME TE LEXUARAT