Sport
Real Madrid bën “goditje” të madhe në merkaton e janarit
Real Madrid e dëshiron Harry Kane qysh këtë muaj.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i detyruar që të ndërroj planin e transferimeve që kishte për verën e ardhshme.Pas dënimit të FIFA’s, ai është gati që të ndërhyjë këtë afat kalimtar, në mënyrë që skuadra e tij të forcohet për edicionin e ardhshëm.
Fichajes.net shkruan se, Reali do të tentoj transferimin e Harry Kane këtë afat kalimtar dhe do ta huazoj atë në Tottenham deri në fund të edicionit.
Kane është një nga sulmuesit më atraktiv në Evropë dhe do të ishte një ndihmesë e madhe për sulmin e Realit. /Express
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!