PD, deputetja Halimi: Beqaj gënjeu për fitimet e kompanisë së tij

Politikë

pdPartia Demokratike deklaron se kompania e themeluar nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, fituar 28 tendera në vetëm 22 muaj.

Në një deklaratë për mediat, deputetja Arbiola Halimi tha se ministri gënjeu se kompania e tij ka fituar më shumë në kohën e qeverisjes së të djathtëve. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Halimit, ka dokumente që vërtetojnë se kjo kompani në atë kohë skualifikohej për mungesë të theksuar dokumentacioni e mosplotësim kriteresh.

“Por gjërat ndryshuan sapo Beqa u bë ministër. Kompania e tij u rrit, u zmadhua u pesëfishua. Intech + në 22 muaj ka fituar 28 tendera pa zhvilluar asnjë proces apo garë, por me urdhër dhe porosi, me kritere të bëra enksa për të. Prej mëse dy vitesh kur rilindi Beqa, rilindi edhe biznesi i tij, duke e rritur fitimin me 1 miliardë lekë pra kemi 5-fishim të fitimit neto të deklaruar. Kjo është skema e vjedhjes, e zhvatjes e pasurimit me fondet publike, skemë e ndërtuar nga Edi Rama dhe ministrat e tij. Një korrupsion skandaloz që e vë Beqën në krye të skuadrës së abuzuesve, por që duhet të vërë në lëvizje prokurorinë”, deklaroi deputetja Arbiola Halimi.

ME TE LEXUARAT