Pas Realit e Atleticos, FIFA dënon edhe dy klube të tjera

Sport

fifaValencia dhe Villarreal mund ta kenë fatin e njëjtë si të Real Madridit e Atletico Madridit.

Reali e Atletico u dënuan nga FIFA për parregullsi në transferimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeçar dhe tani duan që të njëjtin dënim t’ia shqiptojnë edhe Valencias e Villarrealit.

E përditshmja spanjolle “Marca” ka njoftuar se FIFA po i heton dy klubet për veprime të jashtëligjshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke qenë në këtë gjendje aspak të favorshme, Federata e Futbollit të Spanjës do ta mbajë një mbledhje të martën e ardhshme, ku do të analizojë situatën e klubeve të përfshira, teksa gjatë ditës së premte doli me komunikatë zyrtare se i mbështet plotësisht Realin e Atleticon pasi sipas tyre klubet në fjalë nuk kanë shkelqyer asnjë rregull të FIFA’së. /Express

ME TE LEXUARAT