Bota

Arrestohen 14 akademikët që kritikuan Erdoganin

erdogani16Policia turke ka arrestuar të paktën 14 akademikë, pasi ata nënshkruan një peticion ku kritikohet ofensiva ushtarake turke ndaj aktivistëve kurdë.

Ky peticion tërhoqi më shumë se 1,000 përkrahës, përfshirë edhe linguistin dhe filozofin amerikan Naom Chomsky.

Peticioni kishte për qëllim të kundërshtonte, atë që iniciatorët e peticionit e quajtën “masakër e qëllimshme”.

Presidenti turk, Reccept Tayyip Erdogan, nënshkruesit e peticionit i quajti të neveritshëm dhe i akuzoi ata për mbështetje për të jashtëligjshmit, Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

PKK konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, BE-ja si dhe SHBA-ja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close