Politika

Zbardhet takimi, ja çfarë biseduan Meta dhe ambasadorja Vllahutin

metKryetari i Kuvendt z. Ilir Meta zhvilloi sot, ne prag te mbledhjes se Komisionit te Posacem Parlamentar per Reformes ne Drejtesi, nje takim me Ambasadoren e Bashkimit Evropian ne Shqiperi, znj. Romana Vlahutin. Z. Meta shprehu vleresimin e tij te larte per angazhimin dhe kontributin e Bashkimit Evropian, vendeve anetare, ambasadoreve dhe perfaqesuesve te tyre ne Tirane dhe ne vecanti te Ambasadores Vlahutin, per mbeshtetjen maksimale qw i kane dhene procesit per hartimin e kesaj reforme me interes jetik per qytetaret dhe vendin, per rritur besimin tek nje sistem drejtesie i pavarur, profesional dhe me integritet te larte.

Realizimi me sukses i ketij procesi, theksoi z. Meta, eshte nje kontribut madhor per hapjen e shpejte te negociatave per anetarisim ne Bashkimin Evropian te Shqiperise.

Z. Meta vleresoi rolin e rendesishem te eksperteve te EURALIUS-it, OPDAT-it dhe shqiptare per kontributin dhe ecurine e deritanishme te ketij procesi dhe theksoi se fryma e rekomandimeve te Komisionit te Venecias ne vleresimet e Raportit te Ndermjetem duhet te mbizoteroje dhe udheheqe palet deri ne permbylljen e suksesshme te ketij procesi madhor dhe historik.

Z. Meta theksoi se eshte pergjegjesi e Komisionit te Posacem Parlamentar per Reformen ne Drejtesi, e te gjitha forcave politike qe ne kete fryme te nderveprojne dhe ndertojne konsensusin e domosdoshem permes gjitheperfshirjes me synimin e vetem kurorezimin me sukses te saj, ne funksion te interest me te larte publik, rritjes se besimit tek drejtesia dhe institucionet publike,si dhe luftes pa kompromis kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Z. Meta shprehu vleresimin dhe falenderin e tij per Ambasadoren Vlahutin dhe Ambasadorin e SHBA-ve, z. Donald Lu per perpjekjet dhe kontributin e vecante per te promovuar dialogun, gjitheperfshirjen dhe konsensusin, si dhe shprehu besimin se angazhimi i tyre do te vijoje deri ne kurorezimin me sukses te kesaj reforme historike.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close