Sport

FIFA ndëshkon ashpër Real Madridin e Atleticon

fifaPas Barcelonës, FIFA përdor dorën e hekurt edhe me Realin e Madridit dhe Atleticon e Madridit.

Komisioni i Disiplinës i institucionit më të lartë të futbollit Botëror ka marrë vendimin për t’u pezulluar merkaton në hyrje dy klubeve të kryeqytetit spanjoll për dy sesionet e ardhshme, atë të verës së këtij viti dhe të Janarit të vitit 2017.

Dënimi i dhënë nga FIFA për Realin dhe Atleticon është i ngjashëm me atë që mori Barcelona dy vite më parë, pasi edhe shkaqet janë të njëjta.

Dy klubet madrilene akuzohen se kanë bërë transferime të parregullta të lojtarëve minorenë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close