Sulmi terrorist në Stamboll, arrestohen 3 rusë

Bota

rusiTurqia ka arrestuar tre shtetas rusë me dyshimin se kanë lidhje me grupin militant Shteti Islamik.

Të arrestuarit dyshohen se ishin në kontakt me militantët e IS-it në zonat e konfliktit dhe i kanë furnizuar me pajisje logjistike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Konsullata ruse në Antalia ka konfirmuar lajmin, ndërsa ka thënë se arsyet për arrestimin e tyre pritet të sqarohen.

Arrestimi vjen një ditë pas një sulmi në Stamboll ku mbetën të vrarë 11 persona, 8 prej të cilëve janë turistë gjermanë.

Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar në muajin nëntor se më shumë se 2 mijë e 700 rusë kanë shkuar në Siri dhe janë bashkuar me Shtetin Islamik. 160 prej tyre janë vrarë, 73 të tjerë janë kthyer dhe 36 janë arrestuar.

ME TE LEXUARAT