Sport

FIFA shkarkon sekretarin e përgjithshëm

fifFIFA ka vendosur që ta shkarkoj nga detyra sekretarin e përgjithshëm, Jerome Valcke. Organi qeverisës i futbollit botëror tha sot se ai është duke u hetuar për veprime joligjore. “Komiteti emergjent i FIFA-s, më 9 janar 2016, ka vendosur që ta shkarkoj nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar. Francezi i cili ishte numri dy i futbollit botëror pas Sepp Blatter, u suspendua nën akuzat se ai ka ndihmuar që biletat e Kupës së Botës në vitin 2014, të shiten në tregun e zi. Blatter, disa javë më parë, është suspenduar për tetë vjet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close