Veliaj uron nga sheshi “Nënë Tereza”: Gëzuar Vitin e Ri, të jemi solidarë

Aktualitet

veliaj103Tirana dhe e gjithë Shqipëria kanë pritur vitin 2016 me muzikë e spektakël fishekzjarrësh. Për herë të parë kryeqyteti dhuroi një spektakël fishekzjarrësh shumëngjyrëshe ndryshe nga ç'jemi mësuar të shohim në vitet e shkuara.Për herë të parë, këtë vit atmosfera festive u zhvendos nga sheshi "Skënderbej" në atë të "Nënë Terezës". Nga aty, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri numërimin mbrapsht për të mirëpritur Vitin e Ri 2016.

"Ky ka qenë një vit fantastik, një moment për t’u ngritur bashkë. Ndaj vendosëm të fillojmë një traditë të re, ku edhe Vitin e Ri e presim bashkë. Do kemi një spektakël fishekzjarrësh me urimin që i gjithë ky vit të jetë një vit fishekzjarrësh ku të gjithë solidarizohemi me njëri-tjetrin. Falenderoj gjithë qytetarët që përkrahën nismën e bashkisë për më shumë solidaritet ndaj njerëzve në nevojë, Tirana është sot qyteti më solidar i Shqipërisë dhe për këtë ju falënderoj. Përqafoni ata që keni afër, puthini në faqe ", tha kryebashkiaku Veliaj.

ME TE LEXUARAT