Kosova - Rajoni

Grass: Kosova nuk është target e ISIS-it

grassShefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjenerali Frank J. Grass, ka ligjëruar mbi sfidat aktuale të sigurisë në botë, në kontekst të sfidave në rritje me të cilat po përballet NATO. Si nga Moska, ashtu edhe nga aktorë jo-shtetërorë të tillë si i ashtuquajturi “Shteti Islamik”. Për këta të fundit tha se Kosova nuk është Kosova nuk është target i ISIS-it por gjithashtu duhet të dimë se askush nuk është imun ndaj rreziqeve.

Grass tha se ISIS është rrezik për të gjithë, pasi që ka shumë pak vende që nuk janë të rrezikuar. “Në ShBA e konsiderojmë ISIS-in si një rrezik për të gjithë botën por edhe rajoni duhet fillojnë të trajtojnë këtë cështje. Shkëmbimi i informatave duhet të jetë në nivel ndërkombëtar sa më shpejt që është e mundur, duhet të jemi bashkë dhe të punojmë në këtë cështje”, ka thënë ai.

Kurse, duke iu përgjigjur deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj se a rrezikohet siguria në Kosovë derisa nuk është pjesë e INTERPOL-it, Grass tha se Kosova nuk është target i ISIS-it por gjithashtu duhet të dimë se askush nuk është imun ndaj rreziqeve të cilat ndryshojnë brenda natës. rtk

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close