AAK kërkon informata shtesë rreth demarkacionit

Kosovë&Rajon

aaPartia e Ramush Haradinaj, AAK-ja ka kërkuar informacione shtesë lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, edhe pas publikimit te raportit se kufiri është i njëjti me atë të vitit 1974 e 1988. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sot paska dalë më një propozim të ri, rreth mundësisë së zgjidhjes së çështjës së demarkacionit me Malin e Zi. Megjithëse ne ende nuk i kemi detajet e propozimit tw tij, e mirëpresim gatishmërinë e tij për të reflektuar.

Sa i përket propozimit të kryeministrit për demarkacionin me Malin e Zi, ai duhet të na japë informata shtesë.Nëse kryeministri është i gatshëm që ta zgjidhë këtë cështje, atëherë nuk është e nevojshme të komlikohen gjërat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai duhet ta shkarkojë komisionin egzistues, duhet ta zhvlerësojë punën e tij(marrëveshjen) dhe tek mëpastaj të krijohet një komision i ri, edhe me ekspertë ndërkombëtar edhe me ekspert vendor.

Nëse në një situatë të tillë, kërkohet që ne të jemi pjesë e atij komisioni, sigurisht se ne do te jemi të gatshëm që ta japim kontributin tonë, thuhet në kumtesën e AAK-së.

ME TE LEXUARAT