Kosova - Rajoni

Thaçi: Serbia bëri fushatë antievropaine për të bllokuar anëtarësimin ne UNESCO

thaci“Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh edhe zv/kryeministër tha në një intervistë për “EurActiv” se Serbia ka bërë fushatë antievropiane për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Hashim Thaçi: “Kosova, BE-ja dhe e gjithë bota janë tmerruar me sjelljen e Serbisë. Sipas tij, nuk ishte çështje vetëm e antilobimit, por ishte fushatë antievropiane, që është në kundërshtim me të gjitha arritjet gjatë viteve të fundit në rajon.

Gjuha e përdorur nga politikanë serbë tha Thaçi ishte luftënxitëse dhe në kufi me rracizmin dhe sipas tij kjo është një goditje e rënde për stabilitet.

Hashim Thaçi: “Kjo çështje ishte kundër frymës së dialogut dhe bashkëpunimit që po promovojmë në Bruksel përmes procesit të dialogut; ishte kundër frymës së normalizimit të marrëdhënieve dhe të ndërtimit të paqes dhe stabilitetit. Gjuha e përdorur nga Serbia, për fat të keq jo vetëm nga politikanët e Serbisë ishte një luftënxitëse dhe në kufi me racizmin. Kjo është padyshim një goditje e madhe ndaj të gjitha përpjekjeve të aktorëve të Ballkanit Perëndimor që janë përpjekur shumë për forcimin e paqes dhe stabilitetit. Megjithatë, kur shikojmë votat e dhëna ne lehtësisht mund të themi se Kosova ka fituar më shumë se Serbia. Kosova ka siguruar mbështetjen e 92 shteteve anëtare të UNESCO-s me të drejtë vote, në mesin e tyre shume shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet bilateral”.

Thaçi në këtë intervistë ka folur edhe për sjelljen e opozitës kosovare në Parlamentin e Kosovës. Sipas tij, jo të gjitha mjetet politike janë shterur për të diskutuar lidhur me çështjet që ka ngritur opozita.

Hashim Thaçi: “Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje partive opozitare që të përdorin të gjitha mjetet politike që kanë në dispozicion për të diskutuar për shqetësimet që kanë. Megjithatë, ne kemi parë disa ndryshime në strukturat përbërëse të partive opozitare dhe besojmë se kjo është një shenjë se mund të vazhdojmë të papenguar me jetën tonë politike”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Nje koment

  1. Po ti mer ca bone Nese Serbia beri fushate kunder unesco ?
    Kaq ishte lufta per ty tani filloj plackitja
    Divizioni Skanderbeg SS me Nje dokument pasqyron se cfare benin shqiptaret Ne batalionin SS Skanderbeg
    “luftonin fort derisa merrnin objektivin sty mbaronte lufta per shqiptarin dhe fillonte plackitja madje edhe sherr per place me njeritjetrin”
    A thua asnje presje ska ndryshuar edhe sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close