Fluksi i refugjatëve, Meta: Shqipëria, gati të luajë rolin e saj

Politikë

metaKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke folur në një konferencë mbi të drejtat e emigrantëve nga vendet e luftës, ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të luajë rolin e saj në përballimin e kësaj sfide.

“Shqipëria po bën dhe do të bëjë përpjekje për të lehtësuar këtë problem. Ne jemi të gatshëm të përballemi me fluksin e refugjatëve në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Meta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke e vlerësuar respektimin e të drejtave të njeriut si një tematikë kyçe, Meta ka theksuar se, “çdo individ që ndodhet në territorin e Shqipërisë duhet të trajtohet sipas të drejtave ndërkombëtare”.

“Falenderojmë Avokatin e Popullit për punën që po bën në këtë drejtim. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE, ka detyrimin të tregojë solidaritet, brenda mundësive të saj, në përballjen me këtë krizë humanitare”, ka shtuar Meta.

ME TE LEXUARAT