Kosova - Rajoni

Refuzimi në UNESCO, SHBA: Nuk pasqyron deklarimin si shtet i pavarur

delAWAmbasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë për media lidhur me mosanëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ambasada amerikane thekson se ndonëse rezultati i votimit të djeshëm që ia mohon Kosovës anëtarësinë në UNESCO ishte zhgënjyes, kjo nuk është një deklarim lidhur me pavarësinë e Kosovës dhe as reflektim i pozitës së saj në botë.

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë është e inkurajuar nga 92 votat “për” të cilat vërtetojnë rëndësinë e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

“Shtetet e Bashkuara e përkrahin fuqishëm Kosovën si një shtet multietnik, demokratik, të pavarur dhe sovran. Ndonëse rezultati i votimit të djeshëm që ia mohon Kosovës anëtarësinë në UNESCO ishte zhgënjyes, kjo nuk është një deklarim lidhur me pavarësinë e Kosovës dhe as reflektim i pozitës së saj në botë”, thuhet në deklaratë.

Më tej, në ambasadën amerikane thuhet se “ e dimë që Kosova është e përkushtuar ndaj punës së rëndësishme të bërë nga UNESCO-ja, sidomos në fushat si lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm përmes arsimimit dhe promovimi i mbrojtjes së trashëgimisë së rrezikuar kulturore, dhe ne do të vazhdojmë të përkrahim Kosovën dhe popullin e saj në aspiratat e tyre për të marrë vendin e tyre të merituar si kontribuues të paqes dhe stabilitetit në arenën globale, përfshirë në UNESCO”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close