Progres raporti, Hahn: Shqipëria të bëjë më shumë për shtetin ligjor, Serbia më e suksesshme

Aktualitet

hahhnKomisioneri për Zgjerimin e BE-së po prezanton progresraportin për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Prezantimi po bëhet në  Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sa i takon Shqipërisë Hahn tha se mirëpriste progresin për adresimin e prioriteteve kryesore në hapjen e negociatave dhe për të siguruar disa reforma

“Më shumë duhen bërë në shtetin ligjor duke çuar përpara reformat në sistemin gjyqësor dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”

Hahn vuri theksin dhe tek e drejta e pronës

Prezantimi u shty dy herë

Prezantimi i progresraportit për Shqipërinë u shty disa herë. KE paralajmëroi se do të publikonte progres raportin në fillim të tetorit, më pas përcaktoi si datë të dytë 24 tetorit, e me tej 5 nëntorit, që u shty për shkak të zgjedhjeve në Turqi.

Më herët, KE tha argumentoi shtyrjen edhe me fluksin e refugjatëve dhe axhendën e ngjeshur të BE-së .

Për herë të parë KE, pritet të jepë një raport më të detajuar për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Shqipërisë KE i ka vendosur 5 kushte kryesore, ku prioritet është reforma në drejtësi, për të cilën burimet thanë se do kërkohet gjithëpërfshirje në realizmin e saj.

ME TE LEXUARAT