Nga Halit Krasniqi: Kalleni, digjeni!!?

Kosovë&Rajon

halitNga Halit Krasniqi

Rezultati i sotëm negativ në Paris, nuk ishte vetëm fushata negative e Serbisë dhe e Rusisë në UNESCO, por edhe imazhi negativ i vendit tonë para këtij votimi. Imazhi negativ për vendin ishte ndërtuar muaj më parë, kush pa vetëdije e kush i vetëdijshëm, kush me vullnet e kush duke menduar se po paraqet ide të reja, për vete e subjektin e tij, për mrekulli i bëri shërbimin e radhës djallit e të birit, por jo vetvetës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse vetëdigjeni, të tjerët mund të ndjejnë keqardhje, por respekti do të mungoj për një kohë të gjatë; nëse shkatërroni atë që keni ndërtuar, përkrahje për ta ringritur e rindërtuar nuk do ta merrni aq shpejt; nëse përbuzni arritjet tuaja dhe nuk vazhdoni t'i ruani e t'i çmoni ato, mos pritni nga të tjerët që ta bëjnë atë. Përbuzësi e mosmirënjohësi nuk merr aq lehtë përkrahje.

Kështu ngjanin zërat nga jo-ja e ndonjë shteti jo armiqësor për vendin tonë gjatë votimit në mbledhjen e sotme në UNESCO-s për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë. Votë kërkonin miqtë tanë të dëshmuar, për neve që nuk kemi treguar respekt për vlerat që i ruan e i zhvillon UNESCO, për fat të keq i kemi shpërfillur edhe vlerat e përbashkëta me shtetet mike. Sikur mos të ishin në ballë të fushatës pro Kosovës tri shtete mike nga më të fuqishmet, nuk mund t'i amnistoja nga goditjet institucionet tona.

Rëndësia e respektit për vete dhe të tjerëve për vetën tonë, u pa me rastin e votimit për pranim të Kosovës në UNESCO. Ky votim erdhi pas një fushate për të fituar mbështetjen e shteteve anëtare. Por, fushata e Kosovës dhe e miqve të saj, ishte përcjellë nga kundër fushata e egër serbo-ruse. Madje, kjo kundër fushatë pati ndikim te ato shtete që e kanë njohur më parë pavarësinë e Kosovës. Këtu është paradoksi dhe në të ardhmen duhet të kemi qasje të koncentruar më me përkushtim dhe një bashkëpunim të ndërsjellë në mes vete për të ndryshuar imazhin tonë.

Në këta dy muajt e fundit, vëmendja e opinionit brenda e jashtë Kosovës ishte drejtuar në dukurinë e paparë në demokraci- pengimin e zhvillimit të punës institucionale me armë kimike brenda Kuvendit. Ky fenomen i mospërfilljes ndaj institucioneve u pa edhe jashtë Kuvendit. E gjithë kjo, për fat të keq ndodh kundër përfaqësuesve të institucioneve të dala nga zgjedhjet e lira e demokratike. Nëse më parë nuk kemi pasur bindjen

te efekti negativ për vendin nga këto zhvillime kundër institucioneve legale u pa sot në Paris. Ndoshta këtë qellim nuk e kishte e gjithë opozita kur krijonte anarki, por efektin e kanë dhënë sikur ta kishin këtë qëllim.  Këto momente duhet të jenë një momentum, për ndryshim të sjelljeve tona, si qytetarë dhe si institucione, për të vendosur qetësinë dhe bashkëpunimin për të mirën e vendit, duke synuar anëtarësim në organizata të tjera edhe më të rëndësishme.

ME TE LEXUARAT