Politika

Ndryshimet në qeveri, Patozi: Nga dje kryeministër është Meta

patozi2015Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi  i pyetur nga gazetarët mbi ndryshimet e fundit në qeveri,  tha se dorëheqja e Nasip Naços nga posti i ministrit të Drejtësisë është “provë e faktit që kemi një qeveri të rrëzuar”.

“Ju thoni që është ndryshuar një ministër por unë ka të paktën një muaj që deklaroj se ka rënë qeveria dhe unë i qëndroj kësaj pikëpamjeje. Dje ishte një provë, e faktit që ne kemi një qeveri të rrëzuar. Dje nuk është rrëzuar Ministri i Drejtësisë por në fakt është ndërruar kryeministri. Nga dje nuk kemi kryeministër Edi Ramën por kemi kryeministër Ilir Metën””, tha Patozi.

Deputeti socialist Bashkim Fino u shpreh kundër ndryshimeve në qeveri.

“Ky është mendimi im personal. Vlerësoj punën e Naços, shpresoj qe ministri i ri të jetë në lartësinë e tij. Unë nuk mendoj që kryetari i LSI-së i imponohet kryeministrit, ata janë dy partnerë kanº kontratë të përbashkët për të qeverisur”, u shpreh Fino.

Deklaratat e deputetëve u bënë për gazetarët paraditen e sotme jashtë ambienteve të kryesisë së Kuvendit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close