Politika

Ilir Meta paralajmëron ndryshime të tjera në Qeveri

ilir-meta155Ilir Meta paralajmeron ndryshime te tjera ne Qeverine e Shqiperise. Sipas kreut te LSI, njeheresh kryeyar Kuvendi, ndryshimi më i fundit në kabinetin qeveritar me dorëheqjen e Nasip Naços si Ministër Drejtësie duket se do të pasohet nga të tjera lëvizje.

Ilir Meta, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve per ndryshime te tjera te pritshme ne qeveri tha: Mund ta them këtë, por pa asnjë diskutim që ky ndryshim për të cilin dua të falenderoj edhe njëherë zotin Naço që i hapi rrugë këtij ndryshimi.
Absolutisht që do ti shërbejë impulsve të reja jo vetëm sa i takon reformës në drejtësi,jo vetëm sa i takon rritjes së transparencës dhe sidomos rolit të Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim për gjithë qeverisjen e vendit por dhe luftës kundër korrupsionit. Në këtë plan jam i bindur se është një lëvizje mjaft pozitive.

Duke folur për reformën në drejtësi, Meta shprehu bindjen se me ardhjen e opinioneve të Komisionit të Venecias, do përshpejtohet dhe proçesi për përmbylljen e saj.

“Do bëjmë gjithçka për të ecur në mënyrë sa më të shpejtë, në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në këtë proçes. Dhe pa asnjë diskutim pasi të kemi opinionet e Komisionit të Venecias besoj se nuk do të duhet shumë kohë për të ecur drejt vendosjes së shtyllave kryesore të kësaj reformë në parlament”, theksoi Meta ne daljen mediatike pasi mori në dorëzim progresraportin nga Ambasadorja e BE, Vlahutin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close