Kosova - Rajoni

NISMA: Mospranimi në UNESCO, fiasko e diplomacisë së Kosovës

NISMAMosanëtarësimin e Kosovës në UNESCO, NISMA për Kosovën e quan si një lajm shumë të keq për Kosovën.

Nëpërmjet një reagimi, NISMA vlerëson se lufta agresive diplomatike e Serbisë e cila tërë fushatën e saj kundër anëtarësimit te Kosovës në UNESCO e mbështeti në një strategji fashiste dhe raciste, madje duke e krahasuar Kosovën edhe me ISIS/in, sot fitoi.

“Kjo Sjellje e Serbisë tregon se ajo nuk është një vend miqësor në raport me Kosovën, por një vend armiqësor”, vlerëson NISMA.

Prandaj, konsideron se rruga që ka zgjedhur Qeveria e Kosovës për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, rrugë e cila kalon përmes koncesioneve të pandërprera në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë nuk është rrugë normalizimi por rrugë nënshtrimi.

“Kjo përbën edhe një argument më shumë se qeveria e Kosovës duhet të tërheq marrëveshjet e dëmshme për vendin tonë”.

“Fatkeqësisht kësaj fushate agresive të Serbisë, diplomacia kosovare në vend se ti përgjigjej me fakte dhe argumente se ishte regjimi kriminal i Serbisë ai i cili posaçërisht nga viti 1990 duke kulmuar në 98 e 99, zbatoi politikë shtetërore për të çrrënjosur kulturën trashëgimin dhe çdo vlerë tjetër që lidhet me identitetin dhe historinë e Kosovës, përkundrazi diplomacia kosovare kësaj fushate serbe iu përgjigj me disa vizita në Paris dhe takime duke dërguar mesazhe se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është çështje e kryer. Mos pranimi i Kosovës në UNESCO është fiasko e diplomacisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e NISMA-s.

Përkundër këtyre, NISMA falënderon të gjithë miqtë e Kosovës të cilët lobuan dhe votuan në favor të Kosovës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close