Kosova në UNESCO, Serbia kërkon shtyrjen e votimit

Kosovë&Rajon
kosova-ne-unescoKonferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, po voton për kërkesën e Serbisë për shtyrje të votimit të Kosovës në UNESCO në Konferencën e përgjithshme të kësaj organizate të OKB-së po votohet në këto momente. Konferenca nisi të hënën punimet, ku pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare. Sipas raportimit të RTK-së nga vendngjarja Serbia ka paraqitur një mocion për shtyrje të votimit. Fuqitë e mëdha po e mbështesin anëtarësimin e Kosovës edhe gjatë debatit të ashpër që po zhvillohet në UNESCO.  SHBA, Britania, Gjermania, Austria, Franca dhe Italia në fjalimet e tyre u shprehën kundër shtyrjes së votimit dhe pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Tërheqjen nga rendi i ditës e ka kërkuar Serbia, ndërkohë të gjitha vendet që janë pjesë e UNESCO-s po japin vlerësimin e tyre se a duhet të jetë Kosova në axhendë për t’u votuar për anëtarësim në këtë organizatë. Ndërsa radio Evropa e Lirë bën të ditur se nëse votohet pro, e shtyn anëtarësimin e Kosovës në UNESCO deri në punimet e ardhshme të Konferencës së Përgjithshme, më 2017.

Deri më tani, kërkesën e Serbisë e ka refuzuar Gjermania, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, kurse në përkrahje të saj ka dalë Rusia, Argjentina dhe Kuba.

Në 21 tetor 2015, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, Bordi Ekzekutiv i kësaj agjencie të specializuar të OKB-së ka miratuar me 27 vota pro, 14 kundër dhe 14 abstenime, propozim-rekomandimin përanëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Bordi Ekzekutiv përbëhet nga gjithsej 58 shtete anëtare prej të cilave 32 tashmë e kanë njohur Kosovën. Kosova bëri hapin e parë drejt anëtarësimit në UNESCO, deklaronte në 12 shtator Ministria e Jashtme kosovare duke theksuar se kërkesa për aplikim është dorëzuar nga Shqipëria. Qeveria e Kosovës ka siguruar se, “nëpërmes anëtarësimit në UNESCO, do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie ose religjioni dhe do të avancohet edhe më tutje bashkëjetesa, si një traditë qe e kemi ruajtur dhe kultivuar ndër shekuj”. Po ashtu qeveria ka theksuar se, “me anëtarësimin në UNESCO, Kosova do të rrisë standardet e ruajtjes dhe të garantimit të trashëgimisë kulturore, përshirë respektimin e statusit, të trashëgimisë dhe të pronës së Kishës Ortodokse Serbe”.

ME TE LEXUARAT