VIP

Si vishen gratë më të pushtetshme në botë? (Foto)

meRevista amerikane Forbes ka përzgjedhur disa nga femrat më të famshme për të na treguar se si vishen ato.

Angela Merkel: Stili i saj nuk është më moderni që mund të keni parë dhe xhaketat e saj me ngjyra të ndryshme janë konsideruar shumë herë si jashtë mode. Megjithatë si një ndër femrat më të fuqishme në të gjithë botën mund të themi se ajo e zgjedh vet veshjen e saj.

Hilary Clinton: Ajo është gjithmonë klasike, e thjeshtë , shmang ngjyrat e ndezura dhe qëndron më shumë te pantallonat dhe xhaketat.

Michelle Obama: Mbetet një ikonë e modës. Gardëroba e saj përfshin fustane kryesisht pa mëngë, të gjata, funde dhe ngjyra.

Beyonce: Stili i saj është super trendi dhe seksi. Fustanet e shkurtra dhe takat e larta janë ato që nuk mungojnë asnjëherë në veshjen e këngëtares.

Angelina Jolie: Stili i aktores ka ndryshuar ndër vite nga një stil rock-u deri te ai më femëror dhe i sofistikuar.

Taylor Swift: Ajo ndjek gjithmonë tendencat dhe koleksionet më të fundit duke qëndruar gjithmonë pranë luksit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close