Aktualitet

Dëshmia në gjykatë, 18-vjecari: Ja pse e qëllova autobusin e Serbisë

memushi-qMarsel Qeleshi, 18 vjeçari që qëlloi me gur autobusin e futbollistëve të kombëtares serbe, u lirua nga burgu. Gjykata e Tiranes e la ate ne “detyrim paraqitje”.
Para gjyqtarit Julian Haxhiaj, 18 vjeçari pranoi goditjen me gur te autobusit, duke kërkuar ndjesë për incidentin. Ai tha se në momentin që ka goditur autobusin ka qenë nën efektin e alkoolit.

Sipas tij, veprimin e kishte kryer, në shenjë hakmarrje dhe urrejtje ndaj tifozësve serb, të cilën dhunuan dhe rrahën futbollistët e kombëtares në ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd.

Ne seancen e mbajtur te dielen, 18 vjeçari Qeleshi i kërkoi gjytarit ta liroi nga qelia për të vazhuar kursin e mekanikut në një servis në Kombinat pasi ishte edhe pa shkollë.
Gjykata e Tiranës, pasi dëgjoi palët i caktoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” 18 vjeçarit të arrestuar, pavarësisht kundërshtimit të prokurorit, që kërkoi mbajten në qeli të jetimit të rritur në shtëpinë e fëmijve “Zyber Hallulli” në Tiranë.
Në dalje të gjykatës, avokatja tha se ky ishte një vendim i drejtë. Sipas prokurorisë, i riu Qeleshi ka konsumuar tre vepra penale, atë të “shkatërrimit të pronës”, “prishjes së qetësisë publike” si dhe “veprime të dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht”.

Këto vepra, prokurori tha se i ka konsumuar mbrëmjen e datës 7 tetor në afërsi të shkollës së mesme “Qemal Stafa” kur ka goditur me gur autobusin e futbollistëve të kombëtares serbe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

2 komente

  1. leroheni ;;mos u benii idiota ;;;;; serbet lerojne kriminela qe vrane shqiptaret ;;;; dhe ju sdoni ta leroni nje te ri ;;;;;; mos u beni hipokrita ;;; cdo shqiptare donte ta hidhte nje bombe per serbet kriminela ;;; apo jo ;;

  2. ore lereni te qete ne jeten e tij, ai kalama eshte, jepini nje shpulle dhe nuk e ben me ai. Lereni cunin te vazhdoje shkollen, mos e nderprisni, dhe fakti qe nuk pati te lenduar, duket sheshit se nuk kishte qellim te keq. Se po te donte te demtonte me gjithe mend, edhe mund te ndodhte dikca e tmerrshme, jemi deshmitare te shume incidenteve kudo ne bote…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close