Sport

Super Brahimi, Kosova mposht 2-0 Guinenë Ekuatoriale

kosovPërfaqësuesja e Kosovës dhuroi spektakël në stadiumin e Prishtinës në miqësoren me Guinenë Ekuatoriale në përballjen e 5-të ndërkombëtare të lejuar nga FIFA. Formacioni i Albert Bunjakit dominoi me lojë dhe rezultat, duke shënuar dy gola me të njëjtin autor Mërgim Brahimin në fillim të cdo pjesë. Kosova e nisi lojën me Ujkanin, Pacaradën, Ilir Berishën, Sadikun, Përdedajn, Halimin, Zejnullahun, Bunjakun, Brahimin, Bernard Berishën, Fejzullahun, ndërsa në pjesën e dytë pati zëvendësime të shumta për t’u dhënë mundësinë e aktivizimit edhe lojtarëve të tjerë.

Që në minurën e dytë, Kosova kaloi në avantazh me Brahimin i cili goditi saktë brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Meritë e vecantë në aksionin e golit kishte Bernard Berisha, që ngulmoi nga e majta në të djathtë për të t’i dhënë mundësi mesfushorit 23-vjecar të zhbllokonte rezultatin.

Dominimi i Kosovës ishte i dukshëm edhe në minutat në vazhdim, aq sa në të 29-ën u desh ndërhyrja e portierit për të shmangur golin e dytë për vendasit. Një minutë më pas Ilir Berisha nuk e shënjestori si duhet portën me kokë në zhvillimet e një goditjeje këndi, ndërsa në minutën e 39 gjithcka u bë me e lehtë për Kosovën pas ndëshkimit me karton të kuq të Mbele, mbrojtësi i fundit i Guinesë Ekuatoriale që mund ta ndalte vetëm me një ndërhyrje të gabuar Zejnullahun.

Pjesa e dytë nisi sërish me gol për Kosovën, Brahimi iu vodh me zgjuarsi mbrojtjes mike dhe duke përfituar nga pasim i saktë nga mesfusha i vetëm përballë portierit lëshoi një parabël që përshëndeti rrjetën.

Në epërsi të dyfishtë dhe me një lojtar më shumë në fushë, Bunjaki nxitoi të bëntë zëvendësime duke hedhur në fushë Sulejmanin, Hasanin dhe Markajn, për Brahimin, Bernard Berishën dhe Pacardanën. Më vonë pati minuta në dispozicion edhe për Jashanicë dhe Abazin, Me kalimin e minutave Guinea Ekuatoriale u mundua ta vinte nën presion Kosovën, por në asnjë rast lojtarët miq nuk e goditën portën e Ujkanit. Pas thuajse katër minutave shtesë gjyqtari Enea Jorgji vërshëlleu për herë të fundit, duke sanksionuar fitoren e dytë radhazi të Kosovës në sfidën më të mirë të saj në këto miqësore të lejuara nga FIFA. Supersport

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close