Sport

Ja kush është arbitri që do gjykojë ndeshjen Armeni-Shqipëri

arbitriiDo të jetë një arbiter nga Polonia ai që do të drejtojë sfidën vendimtare të Grupit I mes Armenisë dhe Shqipërisë në Jerevan.

UEFA ka caktuar për të vendosur drejtësi në këtë ndeshje 34-vjeçarin Szymon Marciniak. Edhe ndihmësit e tij do të jenë nga Polonia.

Pawel Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz plotësojnë treshen e gjyqtarëve, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Radoslaw Siejka.

Gjyqtari kryesor i kësaj sfide ka drejtuar pak ndeshje në arenën ndërkombëtare ku veçohet ajo e eliminatoreve të Botërorit 2014 mes Portugalisë dhe Azerbajxhanit, ndërsa në vitin 2015 ishte gjyqtari kryesor i finales së Europianit U-21 mes Portugalisë dhe Suedisë.

Në kuadër të kësaj sfide, trajneri i Armenisë, Sargis Hovsepyan do të flasë përpara mediave në orën 16:30 të ditës së shtunë, ndërsa bëhet me dije se 15 minutat e para të stërvitjes në stadium do të jenë të hapura për mediat e pranishme.

Në programin e zyrtarizuar nga federata armene bëhet me dije se trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi do të flasë për mediat në orën 18:00, ndërsa 30 minuta më pas do të zbresë në fushë me skuadrën kuqezi për të zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close