Sport

Mediat e huaja: Ronaldo përballë murit shqiptar

ronaldo-worldNë një artikull kushtuar ndeshjes Shqipëri-Portugali, gazeta sportive spanjolle AS vë në dukje se ky takim do të vendosë fatet e kualifikimit për në Euro 2016 për të dyja kombëtaret.

E përditshmja madrilene shkruan se “Shqipëria është e pamposhtur në grupin I dhe ka pësuar vetëm dy gola”. Për këtë arsye, shpresa e vetme e Portugalisë për të rrëzuar atë që e quan “muri shqiptar”, është Kristiano Ronaldo.

“Nëse Kristiano shënon, Portugalia fiton, nëse jo, humbet”, shkruan AS.

Më tej, kjo gazetë thekson se Shqipëria nuk është më “Hirushja” e futbollit europian dhe shton se dëshira e shqiptarëve për të bërë historinë mund të vendosë ndeshjen, pavarësisht mungesës së individualiteteve në ekipin e drejtuar nga Gianni De Biasi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close