Prishja e kishës në Dhërmi, PBDNJ: Vandalizëm qeveritar

Politikë
Prishja e kishës në Dhërmi, PBDNJ: Vandalizëm qeveritar

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut reagoi për prishjen e kishës në Dhërmi. Sipas saj, vandalizmi qeveritar ne Shen Athanas, Dhermi, eshte deshmia e rradhes dhe me domethenese se ne vendin tone Kushtetueshmeria, shteti i se drejtes, dimensioni human dhe liria e besimit po i lene  vendin perdite edhe me teper arbitraritetit, arrogances, dhunes dhe hipokrizise.

“E kapur nga interesa klienteliste, qeveria qe deshtoi te ndertoje per qytetaret shkolla dhe spitale, po i shkaterron atij objektet e kultit dhe i dhunon jeten shpirterore. Anje "patriotizem" nuk mund te behet strehe per qellimet grabitese, tashme te njohura boterisht, te Z. Kokedhima me mbeshtetjen e Kryeministrit Rama ndaj pronave te Bregut. Ne keto kushte behet immediate nevoja e nderhyrjes se komunitetit nderkombetar per te vene ne mbrojtje vlerat tona shpirterore nen kercenim dhe garantuar  respektimin e lirise se besimit ne vecanti dhe te drejtat e njeriut dhe minoriteteve ne pergjithesi”, thotë PBDNJ.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nen hijen e ketyre zhvillimeve, vijon deklarata, ku do ta gjeje valle hipokrizine proverbiale qe do ti duhet sot Kryeministrit Rama per te pare ne sy Kancelaret Merkel dhe Freyman si edhe koleget ballkanoperendimore ne samitin e Vjenes?! “Po popullit shqiptar si do ti shpjegohet qe po ia ben perdite edhe me te larget arritjen e endrres europiane?”, u shpreh PBDNJ.

ME TE LEXUARAT