Rikthehen gomonet, Italia kap 167 kg drogë të mbërritur nga Shqipëria

Aktualitet

droga-guardiaNje sasi prej 167 kilogram marijuanë e sapo mbërritur në brigjet e Leçes në Itali nga Shqipëria është sekuestruar nga Guardia Di Financa. Mediat italiane e kanë konsideruar si një prej sasive më të mëdha të kapura ndonjëherë në këtë zonë.

Droga u gjet në një furgon të braktisur në periferi të një qyteze. Ato shkruajnë se lënda narkotike është lënë nga trafikantët në largim e sipër.

Policia ka identifikuar pronarin e furgonit, një shtetas Italian ndërsa ka nisur kërkimin për tre persona të tjerë që dyshohen si trasporteusit e mallit nga brigjet shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Droga ishte e paketuar në qese të mëdha, por trafikantët zbuluan se ishin në ndjekje dhe e braktisën atë. Gomonia më të cilën po transportohej droga u zbulua nga radarët që kanë shtuar kontrrollet për shkak të krizës së emigranutëve.

Pa vonuar shume u njoftuan autoritetet policore të cilat nisën operacionin për kapjen e trafikantëve. Duke përfituar nga errësira ata e braktisën gomonen në breg bashkë me një sasi marijuane, ndërsa pjesa tjetër u arrit të ngarkohej në furgon.

Por duke parë që ishin në ndjekje ata e braktisën edhe furgonin. Vlera e saj në treg kap miliona euro ndërsa autoritetet flasin për një rritje të fluksit të marijuanës të trafikuar nga Shqipëria drejt italisë.

ME TE LEXUARAT