SHBA, vret 8 persona e më pas dorëzohet

Bota

polici-shbaNjë krim i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një shtëpi në qarkun N. Harris të Teksasit, si pasojë e të cilit kanë mbetur të vdekur 5 fëmijë dhe 3 të rritur, por agresori raportohet të jetë vetëdorëzuar në polici.

Zyra e Policisë së këtij qarku bëri të ditur se ishin raportuar të shtëna rreth një orë para mesnate në lagjen “Falling Oaks”, jo shumë larg prej Memorialit të Veteranëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ekip i ndërhyrjes së shpejtë SËAT i është përgjigjur menjëherë raportimeve, por agresori nuk ka bërë aspak rezistencë dhe i është dorëzuar forcave të rendit pa shkaktuar ndonjë incident të mëtejshëm.

Autoritetet ligjzbatuese u futën brenda në shtëpi dhe gjetën trupat e pajetë të 8 personave. Ende nuk është bërë e qartë lidhja që mund të ketë pasur autori i masakrës me viktimat e shumëfishta, por policia po heton për të zbuluar shkaqet e këtij krimi.

ME TE LEXUARAT