Stafi i Donald Trump tronditet, ikën këshilltari politik

Bota

trumpRoger Stone, njëri prej këshilltarëve politikë të fushatës së Donald Trump nuk do të jetë më në krah të miliarderit kandidat për në Shtëpinë e Bardhë.

Në mediat amerikane po qarkullojnë dy versione lajmesh, i pari që Stone ka dhënë dorëheqjen dhe i dyti që është shkarkuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Largimi i tij vjen në një kohë kur Trump është vënë në qendër të kritikave pas komenteve të cilësuara si diskriminuese ndaj moderatores së Fox News, Megyn Kelly.

Miliarderi, i pakënaqur nga pyetjet e drejtuara prej saj gjatë debatit të parë mes kandidatëve republikanë tha se “asaj po i del gjak nga sytë…po i del gjak ngado”, duke nënkuptuar menstruacionet.

Ky është largimi i dytë nga stafi i Trump. Në ditët e para të gushtit miliarderi shkarkoi këshilltarin Sam Nunberg pas bërjes publike të një sërë komentesh të tij në rrjetet sociale, kundër njerëzve me ngjyrë dhe presidentit Obama.

Nunberg e quan Obamën në disa postime të tij si “kenian, panarab, marksist, mysliman, socialist, islamo-fashist dhe nazist”.

ME TE LEXUARAT