Jemen: Armëpushimi humanitar hyn në fuqi

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

jemenRaportohet se koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, ka thënë sot se do të ndërpresë sulmet ajrore mbi rebelët huthi dhe aletatët e tyre në Jemen, për të respektuar armëpushimin humanitar, i cili ka hyrë në fuqi. Sifoqoftë, luftime ka pasur në provincat Taiz, Marib dhe Lahj, gjithashtu edhe afër qytetit Aden.

Koalicioni i cili sulmon caqet e rebelëve ka thënë se për 5 ditë do të vëzhgojë armëpushimin, ku do të lejohet shpërndarja e ndihmës humanitare për civilët. Ky njoftim vjen pasi sulmet ajrore goditën provincën Taiz, ku u vranë të paktën 80 persona, në mesin e tyre edhe civilë.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka bombarduar rebelët Huthi dhe aleatët e tyre që prej muajit mars, pasi qeveria e presidentit Abd-Rabbu Mansur Hadi, iku në ekzil. Në shumë se 80 për qind e popullsisë 25 milionëshe të Jemenit ka nevojë për një lloj ndihme. Një armëpushim i arritur nga Kombet e Bashkuara, dështoi në fillim të këtij muaji. rel

ME TE LEXUARAT