Lajmi i fundit

Humbin rrugën në Valbonë, policia shpëton dy turistët francezë

policia2015-valbonePolicia e Shtetit njoftoi se ka ka ndihmuar dhe shpëtuar sot nje çift turistesh francezë, te cilet kishin humbur rrugen ne zonen e Valbones në Tropojë.

Burimet zyrtare thane se rreth ores 16.40 u njoftua Salla Operative e Policisë së Malesise se Madhe se nje çift turistësh franceze kishin  humbur rrugës, nga Thethi  për në Valbonë dhe kerkuan ndihmën e Policisë pasi nuk orientoheshim dot për drejtimin e levizjes dhe nuk dinin vendodhjen.

“Menjeherë në drejtim të tyre është nisur një grup punonjesish të policisë të Malësisë së Madhe, si dhe  drejt maleve të Valbones  për të kërkuar nga ajri, u nis një helikopter me punonjes policie të Shkodrës.
Pas dy orë kërkimi nga toka dhe nga ajri, me helikopter dhe ne kembë nga punonjësit e policisë, u bë e mundur gjetja e tyre poshtë  Qafes se Valbonës”, theksoi policia.

Sipas saj, të dy turistet A.M. 28 vjeç dhe M.M. 24 vjeçe, ndodhen ne gjendje te mire dhe janë  transportuar në drejtim të Shkodres me helikopter për të vazhduar itinerarin e tyre turistik.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close