Sport

Statistikat, Shqipëria, kombëtarja më e mirë e “Grupit I”

kombetarja-fifaVendimi i CAS për t’i dhënë fitoren në tavolinë Shqipërisë vendosi drejtësi për ngjarjet e Beogradit, për dhunën e ushtruar ndaj futbollistëve të kombëtares, presionin psikologjik ndaj tyre dhe akuzave të Uefa-s se kuqezinjtë kishin kundërshtuar vendimin e saj për të zbritur në fushën e lojës dhe pse me kushtet që u paraqitën në stadiumin e Partizanit, ishte një marrëzi të mendoje se një ekip futbolli mund të rikthehej sërish në fushë.

Vendimi i CAS zbardhi realisht atë që ndodhi në mbrëmjen e 14 Tetorit dhe i dha Shqipërisë atë që meritonte, jo vetëm për një mbrëmje por në total për atë që ka zhvilluar në këto eliminatore.

Nëse i hedh një sy statistikave të këtij edicioni, Shqipëria është padyshim skuadra më e mirë në Grupin I për momentin. Portugalia është e vërtetë se kryeson me 2 pikë më shumë grupin, por ka dhe një ndeshje më shumë se kombëtarja.
Shqipëria është e vetmja skuadër pa humbje në grup, e vetmja që i ka shkaktuar Portugalisë një humbje dhe gjithashtu dhe mbrojtja më e mirë e këtyre eliminatoreve, me vetëm dy gola të pësuar.
Shqiptarët kanë mesataren më të lartë të pikëve, 2.5 për ndeshje, më të lartë madje se dhe ajo e portugezëve që aktualisht kanë një mesatare prej 2.4 pikë për takim.

Për më tepër, nëse ndeshjet me Francën do të llogariteshin si të vërteta dhe jo miqësore, Shqipëria do të ishte aktualisht kryesuese e grupit me 14 pikë, duke lënë pas Portugalinë me 12, Francën me 11 dhe Danimarkën me 10, duke qenë e vetmja që gjithashtu i ka shkaktuar një humbje ekipit të Deschamps.

Ndaj përtej kritikave të Olsen, ndrojtjes së Portugalisë për fatin e grupit nga tani e mbrapa apo dhe etiketimeve të serbëve për provokime, CAS me 3 pikët e saj nuk futi në vallë për Europianin një përfaqësuese të rëndomtë, por një kombëtare që ka dëshmuar se deri në këto momente, ka qenë më e mira e grupit. Këtë e thonë shifrat dhe këto të fundit asnjëherë nuk gabojnë.ssport

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close