Sport

Mediat serbe ankohen për “provokacja” të ri nga Shqipëria

provokacja15Mediat serbe e kanë të vështirë të pranojnë vendimin e CAS dhe ashtu si në këto 9 muaj, cdo veprim të shqiptarëve nxitojnë ta quajnë një provokim ndaj tyre, përfshi dhe festën e tifozëve kuqezinj në Tiranë dhe Prishtinë.

“Blic” dhe “Kurir”, dy prej mediave më të mëdha në Serbi i kanë rezervuar vendin kryesor festës së shqiptarëve, në sektorin e tyre sportiv në faqet online duke i cilësuar si provokime të pastra, shpalosjen e simboleve kombëtare të Shqipërisë brenda në Shqipëri.

“Kurir” në mënyrë paradoksale e quan si skandaloze festën e shqiptarëve për të festuar 3 pikët e dhëna nga CAS për ndeshjen me Serbinë, pas dhunës së ushtruar ndaj përfaqësueses sonë në ndeshjen e 14 Tetorit të 2014-trës ndërkohë që mes rradhëve të shkrimit thekson se mbajtja veshur e simboleve shqiptare nga ana e shqiptarëve në kryeqytetin Tiranë është një provokim i hapur ndaj serbëve.

Paksa më e moderuar shfaqet “Blic”, e cila pasqyron në faqet e saj festën e shqiptarëve dhe përmend mes radhëve gazetarët e Supersport dhe Sport News, që nuk kanë nguruar të transmetojnë dhe live këto festime, që ajo i quan si të turpshme dhe provokuese.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close