Aktualitet

Shkodër, kujdestarja në gjykatë: Hera e parë që dhunova fëmijë jetimë

jetim-ok-300x233Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Edvana Sulajn, kujdestaren e Shtëpisë së Fëmijes qe akuzohet për keqtrajtim te miturish dhe shpërdorim detyre.

Përpara trupit gjykues Sulaj i ka pranuar akuzat ndërsa ka theksuar se kjo ka qënë hera e parë në jetë të saj që ka dhunuar fëmijet jetim për të cilët është kujdesur.

40 vjeçarja Sulaj u arrestua mesditën e 7 korrikut, pas zbulimit të skandalit të dhunimit të fëmijëve të jetimorës së Shkodrës. Edvana Sulaj u filmua teksa dhunonte fëmijët e jetimores së Shkodrës.

Në ndjekje penale në gjendje të lirë u vunë edhe dy punonjësit e jetimores Manjola Banishta dhe Albert Reka.

Sulaj së bashku me dy punonjësit e tjerë  të jetimroes së Shkodrës  më parë u pushuan nga puna pasi u akuzuan për keqtrajtimin e të miturve dhe shpërdorim të detyrës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

2 komente

  1. ti je me katile moj zonje se ai qe vrau 2 turistat cek, se femija te lutej dhe qante dhe ti as qe doje t’ja dije. Dhe eshte hera e pare qe u kape me presh ne dore, jo hera e pare qe dhunove ata vogelushe. Dhe ata femije nuk bene ndonje gje gabim ne kohen qe ti po i torturoje qe te meritonin qofte edhe nje denim fare te vogel. Duket sheshit, kjo ka qene menyra jote e punes. Kjo vertetohet edhe nga koleget e tjere, te gjithe te nje standardi jeni, me ish drejtoreshe-kengetaren ne krye.

  2. ma mir ta varesh veten ne litar ori idiote,,si te dket ty qe dikush ti rraf femit tu,,a e dini se qka don me than femi jetim,,,mjerimi per kokat e atyre qe rrafin jetima gjithmon ka me kjen i madh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close