Bota

Greqia kalon orët vendimtare për të ardhmen në BE

tsiprasGreqia ka kohë deri në fund të ditës së sotme për të paraqitur propozime të reja, për të siguruar paketën e tretë të ndihmës financiare nga kreditorët ndërkombëtarë.

Kryeministri Alexis Tsipras ka thënë se “orët e ardshme janë vendimtare”.

Propozimet e reja do të studiohen nga ministrat e finacave të Eurozonës të shtunën dhe në një samit të BE-së të dielën.

Qeveria greke, ndërkohë, ka zgjatur mbylljen e bankave deri të hënën.

Kreditorët i kanë kërkuar Greqisë reforma të gjera, si rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve të mirëqenies, si kusht për të zhbllokuar fondet e ndihmës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Nje koment

  1. po ti je si bicim kryeministri, se kryeminister tamam nuk je, je nje karagjoz, ik dhe mblidhu ne fshatin tend dhe mos u ndjeni me. Per Greqine nuk ka reforme ta mbaje me, ju kini marre fund, e dhimbshme, po reale. Si nuk e kuptoni xhanem? Greku stafidhet dhe peshkun pasterma ka per fis, ju e futet ne Europe. Tani le te futen ne Europe dhe Kongo, dhe Mozambiku, dhe Guatemala, edhe pse shtrihen ne kontinente te ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close