Politika

Vizita në Tiranë, Angela Merkel, takim kokë më kokë me Nishanin

presidencaKancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës në Tiranë ka zhvilluar një takim të shkurtër kokë më kokë edhe me Presidentin Bujar Nishani.

Takimi ka zgjatur disa minuta dhe në qendër të tij ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve, kryesisht në fushën e ekonomisë.

Në fokus ka qenë edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, me kancelaren që ka konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë.

Nga ana e tij, Presidenti Nishani ka konfirmuar angazhimin e shtetit shqiptar për realizimin e reformave jetike në këtë drejtim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close