Rama: Shqiptarët gëzojnë më shumë kur fiton Gjermania sesa PS

Politikë

rama-busines-parkKryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë fjalës së tij në konferencën ekonomike të mbajtur në “Tirana Business Park”, ku ishte e pranishme edhe kancelarja Angela Merkel, deklaroi se e sotmja është një ditë e shënuar në marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani.

“Vendi ynë ka nevojë për para’ dhe punësim real. Sipërmarrja gjermane do të promovojë një kulturë të re pune në vendin tonë. Merkel e kupton vështirësinë e shoqërive të reja europiane për t’u përshtatur me kulturën e punës”, tha Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Marrëdhënia me Gjermaninë nuk na sjell përfitim vetëm nga investimet, por edhe në dijen që përfitojmë ne", shtoi kryeministri Rama.

Me nje batute me humor, ai theksoi se shqiptaret jane pro gjermane. "Shqiptaret jane tifoze gjermane, aq te shumte jane, saqe kur skuadrat gjermane fitojne kampionatet gezohen me shume sesa kur Partia Socialiste fiton zgjedhjet", tha Rama.

Batuta e tij shkaktoi humor ne salle ndersa kancelarja Merkel buzeqeshi lehte.

ME TE LEXUARAT