Bota

Kancelarja Angela Merkel arrin në Beograd

merkel-vucicKancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Beograd sonte në orën 19:09. Ajo do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Serbi.

Angela Merkel është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiq. Për kancelaren gjermane do të organizohet pritje solemne përpara “Pallatit të Serbisë”, ku do të pritet nga Aleksandar Vuçic.
Pas takimit me Kryeministrin e Serbisë është e planifikuar edhe një konferencë e përbashkët për media. Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka udhëtuar drejt Beogradit pas vizitës së saj që zhvilloi në Shqipëri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close