Bota

Oferta e fundit e Merkel për Greqinë, dhe një kusht

merkel-tsiprasKancelarja gjermane, Angela Merkel do t’i propozojë që Greqisë t’i falet një pjesë e borxhit, por me kushtin që Athina të largohet nga Eurozona, shkruan e përditshmja më e madhe gjermane, “Bild”.
Gazeta thekson se nuk do të ketë paketë të re financiare si ndihmë ndaj Greqisë, respektivisht që gjermanët më nuk dëshirojnë të marrin pjesë në asnjë sistemim të ri kreditor për Athinën.
Angela Merkel, siç vlerësohet, është e prirë të ofrojë faljen e një pjese të borxhit dhe të ftojë BE-në që të ndihmojë grekët përmes donacioneve humanitare, kurse në rimëkëmbjen e ekonomisë Athina do të ketë në dispozicion fondet evropiane.
Siç spekulohet tash, Merkeli vlerëson se rikthimi grek në dhrami (monedha greke para euros) do të jetë hap i mirë, marrë parasysh se valuta e dobët do të thoshte eksport më të lehtë të mallrave greke dhe rritjen e numrit të turistëve, që do të ndikonte në krijimin e vendeve të reja të punës.
Mediat tashmë kanë paralajmëruar se kryeministrit grek, Alexis Tsipras sot në takim me shefat e eurozonës do të paraqes propozimin e ri për zgjidhjen e krizës, i cili përfshinë faljen e 30 për qind të borxhit.
Megjithatë, e përditshmja greke “Kathimerini” shkruan se nga 18 kryeministra apo shefa të shteteve të Eurozonës, 16 prej tyre kundërshtojnë faljen e borxhit. Ata dëshirojnë që Greqia të përjashtohet nga unioni monetar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close