SHBA, policia vret një të kërkuar, i arratisur nga burgu

Bota

arratissRichard Matt, njëri nga dy personat e arratisur nga burgu më i madh në Nju Jork rreth tri javë më parë, është qëlluar për vdekje nga policia. Sipas mediave amerikane, Matt është vrarë nga agjentët federalë në një fshat pranë kufirit me Kanadanë.

Më herët gjatë së premtes, autoritetet amerikane njoftuan se dy personat, të cilat janë dënuar për vrasje, gjendeshin në një zonë pranë kufirit me Kanadanë, rreth 56 kilometra nga burgu ku ishin arratisur dhe menjëherë forca të shumta policore u zhvendosën në këtë zonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Matt është qëlluar dhe është i shtrirë, por nuk jam i sigurt nëse ka vdekur”, tha një oficer i policisë për CNN, ndërsa më pas u konfirmua se i arratisuri nga burgu kishte ndërruar jetë. Deri tani nuk ka pasur informacion për të arratisurin tjetër, David Sweat.

Richard Matt, 48 vjeç dhe David Sweat, 34 vjeç, të dy të dënuar për vrasje u arratisën nga burgu më i madh në Nju Jork më 7 qershor. Autoritetet amerikane ofruan një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për informacione që do të çonin në kapjen e dy personave.

Zyrtarët thanë se Matt kishte lidhje në Meksikë, ku ishte dënuar se kishte vrarë një burrë, ndërsa ishte në arrati pas akuzave për vrasjen e shefit të tij në vitin 1997.

Së bashku me personelin e burgut, Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo analizoi rrugën e arratisë që dy të burgosurit kishin hapur duke përdorur vegla pune nga qelia e tyre në një pusetë në një rrugë aty pranë.

Kjo ngjarje ngriti pikëpyetje të mëdha për mënyrën se si të burgosurit kishin arritur të siguronin mjetet që i mundësuan atyre arratisjen dhe pse zhurma nuk kishte tërhequr vëmendjen e personelit të burgut ose të të burgosurve të tjerë.

ME TE LEXUARAT