KQZ: Kutitë e Malësisë së Madhe do numërohen në Tiranë

Aktualitet

kqzKomisioni Qendrr i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e situatës në KZAZ-në nr. 1, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”.

KQZ vendosi transportimin e të gjitha kutive të votimit me fletët e votimit, kutive të votimit me materialet zgjedhore dhe gjithe bazën materiale zgjedhore të ZAZ nr. 1, si ato të numëruara dhe të vlerësuara, ashtu dhe ato të mbetura të panumëruara e të pavlerësuara, dhe sjelljen e tyre në ambientet e shkollës “1 Maji” në Tiranë. Vazhdimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të kutive të votimit të panumëruara në ambientet e VNV të caktuar në shkollën “1 Maji” në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit, për kutitë e panumëruara, pasqyrimit të rezultateve në tabela do të kryhet nga stafi i KQZ-së me katër grupe. Secili nga koalicionet, po ashtu dhe sejcila nga partitë politike që garon jashtë koalicioneve,  ka të drejtë të paraqesë nga një vëzhgues për cdo tavolinë numërimi.

ME TE LEXUARAT