Nesër protestohet kundër ngritjes së Gjykatës Speciale

Kosovë&Rajon

prishtineNesër në Prishtinë do të protestohet përsëri. Organizatat e dala nga lufta, të premten do të dalin në rrugë, për të kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale. Ato në vazhdimësi e kanë kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate. Sipas tyre, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është dëshmuar mjaftueshëm si e drejt dhe e pastër.

Xhevdet Qeriqi, Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, në një deklaratë për KosovaPress, tha se tre herë kanë dal në protesta për ta kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale dhe prapë do të mund ta bëjnë në rast nevoje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gjithashtu ne prapë do të jemi kundër saj, dhe nëse është nevoja dhe do të protestojmë, por po presim vendimin e Organizatës së Veteranëve. Në rast se ka protesta, ne do t’i bashkohemi atyre dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm një gjykatë të tillë”, tha Qeriqi.

Sipas tij, luftës së UÇK-së po i bëhet një e padrejtë nga ana e ndërkombëtareve, ngase botërisht dihet se kush ka kryer krime në Kosovë.

“Fatkeqësisht që po merren me neve ndërkombëtaret, sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër”, tha Qeriqi.

Ndërsa sa i përket ultimatumit që i kanë dhënë Qeverisë së Kosovës, deri ditën e martë, për nxjerrjen e listave përfundimtare të veteranëve, Qeriqi tha se mbrëmë e kanë pasur një takim dhe tani po presin për ndonjë ndryshim në ditët në vijmë.

“Në rast se nuk ndodh, ne kemi vendos për protestën e radhës dhe ketë do ta bëjmë publike përmes një konference për media”, deklaroi Qeriqi.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale, disa prej e përkrahin atë, ndërsa të tjerë e shohin të panevojshme themelimin e saj.

ME TE LEXUARAT