Nëna me fëmijën gjenden të gjallë 4 ditë pas rrëzimit të avionit

Bota

avioni15Zyrtarët në Kolumbi thonë se kanë shpëtuar një grua dhe djalin e saj një vjeçar, të cilët kishin mbijetuar katër ditë në xhungël, pas përplasjes së avionit, raporton AP.

Ekipi i shpëtimit i forcave arjrore arriti të shpëtonte Maria Nelly Murillo dhe djalin e saj, në një zonë të veçuar në perëndim të vendit dhe i solli më pas ata për trajtim mjekësor në qytetin Quibdo. Murillo ka pësuar disa plagë , ndërkaq fëmija i saj ka shpëtuar pa asnjë lëndim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në deklaratën për media thuhet se Murillo dhe djali i saj ishin në avionin që u rrëzua të shtunën. Në këtë aksident, piloti ka humbur jetën.

Maria u ka thënë gazetarëve se ajo është ngjitur në një kodër së bashku me djalin e saj, me qëllim që të largohet nga avioni, pasi ajo është frikësuar se ai mund të eksplodojë.

Ajo thotë se ka mbijetuar duke pirë ujin e kokosit, ndërkaq të martën një person e kishte gjetur dhe kishte kërkuar ndihmë.

Koloneli i forcave ajrore, Hector Carrascal ka thënë se shpëtimi i tyre është një mrekulli.

ME TE LEXUARAT